Drejtori teknik i Vllaznisë, Armir Grima ka sqaruar te gjithe se stafi teknik do te kete mbeshtetjen maksimale nga drejtuesit e skuadres te cilet kane garantuar dhe financat per realizimin e merkatos se janarit. “Mund te them me plot bindje se Vllaznia nuk ka limite financiare per realizimin e merkatos se janarit dhe ne e kemi te siguruar pjesen financiare. I vetmi problem i yni eshte gjetja e lojtareve cilesore dhe qe do ti sherbejne skuadres”, ka thene Grima. Pavaresisht bindjes se edo gje eshte e siguruar financiarisht deri tani qofte Grima por dhe vete trajneri Vata jane duke kerkuar per lojtare cilesore jo shumë të shtrenjtë që mund të përballohen lehtësisht nga drejtuesit e skuadres.Por më shumë sesa paratë, për momentin e rëndësishme është gjetja e lojtarëve cilësorë sepse në këtë periudhë nuk ka shumë të tillë të lirshëm.

Anton ZALLI