Vllaznia ka hapur tashmë dyert e merkatos dhe nga java e tjetër pritet tė ketė një bum afrimesh tė tjera. Nga burime pranë skuadrės mėsohet se do tė vijnė disa futbollistė tė tjerė pėr provė nga kampionati serb i futbollit. Po ashtu piketimet janė hedhur dhe nė Argjentinėn e largėt, Brazil por dhe nė Europė. Mėsohet se lojtarėt qė mund tė afrohen do tė jenė nga tė gjitha repartet qė trajneri Vata tė ketė mundėsi t’i testojė tė gjithė. Ndėrkohė nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė ketė dhe afrime nga kampionati shqiptar i futbollit ndonse deri tani nuk ka asnjė gjė konkrete. Kėtė merkato, kuqeblutė janė tė fokusuar mė shumė tek prova e lojtarėve dhe nuk duan tė nguten nė vendim-marrje. Pėr hir tė sė vėrtetės, Vllaznia prej shumė sezonesh afron shumė lojtarė pėr provė dhe nė fund ėshtė detyruar tė bėjė zgjedhje nė ditėt e fundit tė merkatos ndoshta dhe tė padėshiruara. Gjithsesi, tekniku Vata ėshtė shprehur i bindur se tek Vllaznia do tė qėndrojnė vetėm lojtarė profesionistė.

Anton ZALLI