Per te arritur objektiva madhore, nje skuadre i duhen sulmues cilesore per faktin e thjeshte se duhen gola per te arritur rezultate. Jo me kot ne boten e futbollit, sulmuesit jane ata me te paguarit dhe gjithmone ne qender te diskutimeve dhe te merkatos.

Vllaznia, dashje pa dashje e “injoroi” kete ligj, duke mos u kushtuar rendesine e duhur lojtareve qe do te garantonin golat. Kuqeblute nuk goditen ne shenje me qendersulmuesit. Ante Aralica ka shenuar 8 gola, Gjurgjeviç vetem nje, ndersa me Kaina, Vllaznia beri nje autogol te madh. Edhe zgjedhjet e tjera te merkatos nuk eshte se kane bindur, por me sulmuesit kuqeblute kane bere gafe te rende.

Qe kur Vllaznia u formua ne vere, shkodranet “vendosen nje bast te rrezikshem” me besimin te Ante Aralica. Nje sulmues qe vinte nga niveli i dyte i futbollit kroat dhe i ri ne moshe, pa asnje njohje per futbollin shqiptar. Trajneri i atehereshem, Thomas Brdariç, pati shume besim te kroati, por shifrat nuk flasin per nje blerje te madhe.

8 gola ka shenuar Aralica deri tani. Megjithate, ne shumicen e ndeshjeve “agjerim” total, madje ne disa ndeshje, kur eshte aktivizuar nga stoli, ai duket nje lojtar shume larg zones. Kur e ndez “motorin” eshte efikas, ama nuk ka justifikuar ate besim qe iu dha, teksa ka shperdoruar raste pafund.

Po ashtu, veren e kaluar, Vllaznia afroi edhe Fahrudin Gjurgjeviç, nje sulmues qe dukej mjaft premtues, qe spikati ne ndeshjet e Europes. Edhe pse eshte nje sulmues qendre, disa ndeshje ai u aktivizua pas sulmuesit te pare dhe ndeshje-ndeshje edhe ne krah nga ish-trajneri Brdariç, disa here titullar dhe disa here nga stoli. Me Vllaznine, Gjurgjeviç shenoi vetem dy gola, nje ndaj Dinamos ne kampionat dhe nje ndaj Laberise ne Kupe.

Pa golat e sulmit, Vllaznia e pati te veshtire jo vetem te arrinte objektivat e fillimit te sezonit, por edhe te futet ne Kupat e Europes.
Maringlen ZHIVANI