Ekipi i Vllaznisë në taekondo do të marrë pjesë me 8 sportistë në takimin ndërkombëtar që do të zhvillohet nesër në Tiranë. Kështu në peshën 45 kg për kadet do konkurrojë Sead Shkreli, në peshën 59 kg për junior do marrë pjesë Samuel Smajli, në peshën 68 kg senior do jetë Ditmir Vodinaj, në peshën 74 kg senior Harmens Kalaja. Ndërkohë në peshën 68 kg senior do konkurrojë Dorad Ulqinaku, në peshën 74 kg senior edhe Ditri Ahmetaj, në peshën 80 kg senior Besmir Qershija dhe në peshën 87 kg për senior do konkurrojë trajneri- sportist Elion Puka. Ky i fundit ka bërë të ditur për gazetën online shkodrasport.com se pretendon për një paraqitje të mirë të sportistë të tij. “Jam i bindur se sportistët e Vllaznisë kanë për të bërë një paraqitje të mirë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar ku do marrin pjesë disa sportistë nga vendet e Rajonit. Ne jemi të përgatitur për ta nderuar Shkodrën me një paraqitje dinjitoze”- ka thënë ai. Në këtë mënyrë, tashmë për taekondistët do të ketë një tjetër aktivitet ku ata do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)