Nje brazilian, nje nigerian, 19 vjeçari shkodran Flori Leka por jo vetem keta. KF Murlani ka bere realitet afrimin e nje tjeter futbollisti gjate merkatos se janarit.

Behet fjale per mesfushorin Orgest Shpuza. Ai i ka dhene fund per momentin aventures se tij tek Flamurtarin me synimin per t’u kthyer serish aty ne vere dhe deri atehere do te jete pjese e Murlanit.

21 vjeçari qe me perpara ka luajtur edhe me Vllaznine B e me pas me Veleçikun, nje sezon me pare ka qene pjese e ekipit Kukesi U21 nderkohe qe ne gjysmen e pare te ketij sezoni ka qene pjese e Flamurtarit te Vlores.

Por hapesirat e aktivizimit te tij tek skuadra vlonjate nuk kane qene shume te medha ngaqe sipas rregullit te kategorise se dyte ku nuk lejohen me shume se 5 futbolliste nga jashte Qarkut te aktivizohen por tek Flamurtari duke qene 7 te tille, ka bere qe Shpuza te mendoje te luaje ne nje skuader tjeter ne gjysmen e dyte te sezonit.

Ai eshte ndare shume miqesisht me presidentin Idrizi i cili mesohet t’i kete thene se ne vere i ka serish dyert e hapura tek Flamurtari dhe deri ne ate periudhe Shpuza ka vendosur te luaje tek Murlani duke u vene menjehere nen urdherat e trajnerit Xhahysa duke filluar nga ndeshja e neserme me Internacionalin./SHKODRA-SPORT.COM/