Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vetëm një ditë pas ndarjes me trajnerin Bylbyl Sokoli, drejtuesit e Malishevës kanë nisur lëvizjet për gjetjen e pasuesit të tij. Burime pranë klubit bëjnë me dije se në krye të listës së dëshirave ndodhet ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Shkodra Sport”, palët kanë zhvilluar bisedime intensive gjatë ditëve të fundit dhe janë pranë konkretizimit të një marrëveshjeje. Malisheva synon të afrojë një trajner me eksperiencë në arenën europiane, teksa skuadra po përgatitet për pjesëmarrjen në eliminatoret e UEFA Conference League.
Brdariç është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi drejtoi Vllazninë në dy periudha të ndryshme, duke fituar edhe Kupa e Shqipërisë 2020–21. Gjermani aktualisht është trajner i Drenicës në Kosovë, por zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se ai mund të jetë shumë pranë një aventure të re në krye të Malishevës.
Mbetet për t’u parë nëse negociatat do të mbyllen me sukses dhe nëse ish-trajneri i Vllaznisë do të jetë emri që do të udhëheqë Malishevën në debutimin e saj europian.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


