Mauro Meluso ka dhënë një intervistë për “Gianlucadimarzio”, ku ka folur për të shkuarën e tij te Specia.
Drejtori sportiv italian është krenuar me zbulimet e tij, ndër të cilët veçon edhe Ardian Ismajlin. Ky i fundit spikati në radhët e Hajdukut të Splitit, për të vazhduar më pas karrierën e tij në Serinë A.
“Unë nënshkrova me Stevezin për shumë pak para dhe ai ende po luan në Serinë A te Parma. Çaboti u thërrit nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Solla Pobegën nga Milani, por vetëm në huazim, sepse Masara, i cili është një drejtor sportive i shkëlqyer, nuk donte ta linte. Ismajlin e bleva për 2 qindarka, tani luan me Torinon”, ka thënë me krenari Mauro Meluso./Sport Ekspres/


