Tre vite me pare kur Vllaznia do te binte ne kategorine e pare, ne intervisten e dhene per “Shkodra Sport” do te qante si femije. E kemi fjalen per tifozin e vjeter te kesaj skuadre, Shaban Piranej.

Por tashme lotet e deshperimit jane kthyer ne lot feste dhe kur skuadra e tij e zemres fitoi kupen e Shqiperise pak dite me pare, ai do te festonte gjate.

Kepucari i njohur ne Shkoder ndjehet i lumtur me ndryshimin rrenjesor qe ka pesuar Vllaznia e sezonit te kaluar dhe kuptohet qe mezi pret rihapjen e stadiumit per te qene i pranishem ne shkallet e tij ne çdo ndeshje te skuadres se zemres.

Por nderkohe Shabani se fundi ka marre edhe nje surprize shume te kendshme. Ka qene sponsori Alban Xhaferi i shoqeruar nga ish- sportistet e njohur Astrit Zaganjori dhe Auron Miloti kane vizituar dyqanin e tij me nje synim te qarte: Per ta bere ate te lumtur!

Dhe per kete arsye, i kane dhuruar fanellen e Vllaznise. Nje kujtim qe Shabani do ta vare ne dyqanin e tij te tejmbushur me foto nga me te ndryshmet te historise se sportit shkodran.