Dejan Zarubica është lojtari më i ri i Laçit. Zyrtarizimi ka ardhur nga kurbinasit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi malazez ka firmosur një kontratë, e cila do mbajë të lidhur me klubin, për dy vite.

“Zyrtarizohet goditja e radhës në familjen bardh e zi !! Dejan Zarubica është pjesëtari më i ri i familjes tonë duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare pas përfundimit të bashkëpunimit si kampion me ekipin e Buducnost! Miresevjen Dejan”, – shkruan klubi.

28 vjeçari është aktivizuar së fundmi me Podgoricën, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Locvren, Iskra, Red Star, Sutjeska Niksic. Në sezonin që lamë pas, numëron 27 prezenca dhe 8 gola.