Realdo Fili dhe Xhevahir Sukaj ishin dy nga largimet e Partizanit në merkaton e janarit.

Të dy futbollistët u transferuan brënda vendit, teksa Fili shkoi te Kamza, ndërsa Sukaj te Vllaznia.

Por, të dy futbollistët i ka “rikthyer” Trashi sërsih te Partizani. Mesfushori ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me Sukajn dhe Filin, duke festuar me fanellën e kuqe.

Futbollistët kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri -tjetrin, si brënda në fushë, ashtu edhe jashtë saj.