HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDrejtuesit kundër italianit, trajneri i Kukësit e bën rrugë

Drejtuesit kundër italianit, trajneri i Kukësit e bën rrugë

Kukësi u mund dje nga Kastrioti me rezultatin 1-0 në Kamëz. Verilindorët mbajnë vendin e tretë që i dërgon në Europë, por Partizani dhe Vllaznia pritet të përfitojnë nga humbja e tyre.

Si të mos mjaftonte mosfunksionimi në fushë, klubi nuk po funksion as në stol.Trajneri italian, Diego Longo, nuk doli në intervistën e detyrueshme pas ndeshjes.

Nuk është hera e parë që tekniku i Kukësit i shmanget përgjegjësive para mediave dhe drejtuesit nuk duket të jenë dakord. Longo pritet të bëhet subjekt i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës dhe mund të gjobitet për sjelljen e tij.

Italiani ka thënë më parë se kur të jetë drejtues i emisionit Gjergji Stefa, gazetar i SuperSport, ai nuk do shfaqet para mikrofonit. Këto teka të Longos në një periudhë të vështirë për Kukësin, duken të tepërta për drejtuesit që mund të reagojnë në vazhdim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments