Amarildo Gjeçi ka komentuar momentin e shumë diskutuar në ndeshjen Partizani – Vllaznia e mbyllur me shifrat 1-1. Ish-arbitri i kampionatit shqiptar, thekson se pretendimi i Skukës për penallti në minutën e 36-të nuk qëndron.

Sipas tij një 11-metërsh 50 përqind me 50 përqind e diskutueshme, nuk akordohet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Vendosa t’a vë këtë video këtu që t’a diskutoni vetë.

Tifozë të Vllaznisë ju kërkoj falje nëse jeni ndjerë të ofenduar nga unë.

Penalltia që të jepet duhet të jetë 100% penallti. Kështu me seminaret me lektorët e huaj Anglez, Rus, Grek, Irlandez, Polak, e me rradhë ish arbitra të spikatur të FIFAS sot instruktor thonë: Penalltia nuk duhet të jetë 50-50 siç është ky rasti. E Kam parë me qindra herë dhe se ndaj dot. Kështu duke u kërkuar falje tani them dhe unë se bëri mirë që arbitri nuk e dha penallti.

Sa i përket rastit të minutës 20′ është vërtetë skandaloze mos t’a japësh atë karton të dytë të verdhë gjë të cilen nxirte jashtë me të kuqe Bitri”./newsport/