HomeKRYESOREDrejtuesit të zhgënjyer me paraqitjet e tij, Lacio me vendim të papritur...

Drejtuesit të zhgënjyer me paraqitjet e tij, Lacio me vendim të papritur për Muriqin

Vedat Muriqi bëri hapin e madh në merkaton e verës, teksa ndrysoi ekip, duke u larguar nga Fenerbahçe, për të kaluar të skuadra e madhe italiane e Lacios.

Megjithatë fillimi në Serinë A, nuk ka qenë shumë i mirë për sulmuesin e Kosovës, i cili po vuan të përshtatet. Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Transfermarketweb”, drejtuesit janë të zhgënjyer nga paraqitjet e sulmuesit.

Në këtë situatë, drejtuesit mendojnë ta huazojnë diku tjetër në mënyrë që Muriqi të rikthehet përsëri te forma e mirë, për të qenë më pas gati për skuadrën e Inzagit.

Sulmuesi i Kosovës mund të huazohet në një skuadër tjetër italiane në janar dhe më pas të rikthehet përsëri te Lacio në fund të sezonit, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments