Kamza do ketë një përballje të vështirë ndaj Vllazninsë në fundjavë, kjo për faktin se vjen nga dy humbje në ndeshjet e fundit dhe për të ndryshuar, duhet patjetër fitore ndaj shkodranëve për të dalë përfundimisht nga zona e rrezikut.

Këtë gjë e kanë konfirmuar dhe drejtuesit e klubit, të cilat kanë kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin në fushën e blertë dhe të luajnë këtë takim sikur të ishte një “finale”.

Në seancën e djeshme stërvitore kanë qenë të pranishëm kryebashkiaku, Xhelal Mziu dhe presidenti Naim Qarri.

Edhe dy personazhet në fjalë kanë kërkuar të njëjtën gjë, duke i premtuar ekipit një shpërblim të majm në rast se arrijnë të “thyejnë” Vllazninë në shtëpi.