HomeFUTBOLLDritan Salaj edhe 4 vite të tjera në krye të kolegjiumit të...

Dritan Salaj edhe 4 vite të tjera në krye të kolegjiumit të arbitave të Shkodrës

Dritan Salaj do te jete edhe per nje mandat tjeter ne krye te kolegjiumit te arbitrave te futbollit te Shkodres. Pasditen e sotme në ambjentet e stadiumit “Loro BORIÇI” u zhvilluan zgjedhjet për postin e kryetarit dhe te kryesise se re te kolegjiumit.

U propozua nga anëtarësia që kryetari z.Dritan SALAJ të vazhdonte drejtimin e kolegjiumit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Ne procesin e votimit z.SALAJ morri pëlqimin me votë të të gjithë anëtarëve të kolegjiumit në menyrë unanime.

Nga procesi i votimit për anëtarë dhe sekretar të kryesisë së “Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër” , anëtarët vendosën me votë z.Bekris Dragusha dhe z.Ditmir Grimci në rolin e anëtarëve të kryesisë, ndërsa z.Sonil Zeka si sekretar.

I deleguar nga shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit” për udhëheqjen e procesit zgjedhor ishte z.Prek PJETRUSHI , të cilin e falenderojmë për prezencen e tij.

Në procesin e votimit ishin prezent z.Lazër MATIJA (Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër), Hysen ZMIJANI (Përfaqësues i FSHF-së , zona nr. 6) , Mhill SHKËMBI (ish kryetar kolegjiumi), Agron KASTRATI (ish sekretar kolegjiumi), dhe disa ish arbitra të tjerë.

Z.Dritan SALAJ është prej 9 vitesh në krye të Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër , duke u bërë kryetari i dytë më jetëgjatë në krye të këtij kolegjiumi, duke e drejtuar atë që nga shkurti i vitit 2013.

Më heret z.SALAJ ka qënë asistent arbitër në kategorinë superiore, duke mbajtur për disa vite dhe stemen ndërkombetare të FIFA-s.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments