Vllaznia U21 ne volejboll per djem ka shansin qe kete sezon te shpallet kampione e Shqiperise. Ajo do te luaje te dielen finalen e pare ndaj Partizanit ku padyshim qe do te tentoje fitoren, nderkohe qe ndeshja e dyte pastaj do te luhet te dielen tjeter, me 12 maj ne “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Gjate kampionatit te rregullt, Vllaznia U21 arriti te grumbullonte 36 pike dhe u rendit ne vendin e dyte me tre pike me pak sesa Partizani i vendit te pare dhe si rrjedhoje keto dy skuadra do te diskutojne me njera- tjetrin edhe çeshtjen e titullit te ketij sezoni.

Nderkohe ne gjysmefinale, ekipi shkodran u ndesh me Studentin ndaj te cilit arriti dy fitore me te njejtin rezultat, 3-0 si ne Shkoder ashtu edhe ne Tirane dhe kesisoj fitoi te drejten te kaloje ne finalen per titullin kampion.

Finalja e pare pra kesisoj do te luhet diten e diele ne oren 15:00 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneret Endri Jukni dhe Fatjon Çekini sigurisht qe do te tentoje titullin kampion dhe kete gje po ashtu e deshirojne shume edhe volejbollistet qe jane pjese e ketij ekipi.

Duke filluar nga kapiteni Gilman Talani, e per te vazhduar me Mario Lugaj, Juri Lumanaj, Mateo Qeseri, Sead Durro, Zaim Halili, Viktor Bazhdari, Erind Vora, Oliver Marku, Enea Grimaj, Dion Zefi dhe Amadeus Veleçiku./www.shkodrasport.com/