Shqipëria luajti sot kundër Turqisë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të miqve. Ky takim ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit, por fatkeqësisht tanët u mposhtën që në sfidën e parë.
Trajneri Christian Panuçi ka barrën kryesore të kësaj humbje, i cili vijon ecurinë negative me kuqezinjtë. Kësisoj, Dritan Shakohoxha, teksa po komentonte fundin e takimit e tha publikisht:
“Je aq i pasur zoti Panuçi saqë shijoje jetën diku tjetër”, duke i kërkuar në këtë mënyrë largimin. Sa do ta marrë parasysh italiani? Këtë do ta tregojë koha në vazhdim./newsport/