e Vllaznia gjithë këto vitet e fundit kanë ardhur e ikur me dhjetëra futbollistë jo-shkodranë. Në fakt, pak prej tyre kanë lënë gjurmë dhe kujtohen ende edhe sot. Pikërisht, njëri prej tyre është edhe ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë, Dritan Smajli, i cili ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Star Sport”, që drejtohet nga dyshja Maringlen Zhivani dhe Marinela Matija. Ai u shpreh se Vllazninë nuk duhet ta kapë euforia, pasi në fund të ditës nuk kanë arritur akoma asgjë.
“Unë e ndjek Vllazninë pothuajse çdo javë. Në ndeshjen ndaj Kukësit, Vllaznia nuk ishte aty ku duhet, por rëndësi ka që u morën pikët. Megjithatë, unë besoj te kjo skuadër. Realisht, e them këtë. Nuk besoj fare tek emrat që fliten, madje as tek ardhja e Shkodran Mustafit, edhe pse është një emër luksi.
Po erdhi, mirë se të vijë, por Vllaznia duhet të ketë kujdes që të mos e kapë euforia e momentit. Megjithatë, për këtë, nuk ia kam merakun as drejtorit Osmani, as trajnerit Osmani. Po e studiojnë merkaton mirë dhe nuk duan të gabojnë.
Shpresoj mos të kalojmë në eufori me emrat. Realisht, unë nuk jam për emrat. Në janar është e vështirë që të gjenden futbollistë me kualitet, por unë besoj te skuadra aktuale. E them me bindje këtë.
Erzeni? Shijakasit i kanë hapur punë Vllaznisë çdo herë, por kuqeblutë duhet patjetër ta fitojnë këtë ndeshje për të kaluar në “Final Four”,-tha gjatë prononcimit të tij në emisionin “Star Sport”, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Dritan Smajli.
Pankina e Vllaznisë? E kam pasë ëndërr të luaj për Vllazninë dhe ajo mu realizua falë punës time sepse kam vuajtur për t’u bërë futbollist. Tashmë i kam hyrë prej gati 7 vitesh rrugës së trajnimit, kam ambiciet e mia. Kuptohet që të gjithë e kanë ëndërr për të drejtuar Vllazninë, duke më përfshirë edhe mua. Por më duhet ta pranoj se nuk jam ende gati, ndoshta një ditë mund të më realizohet edhe kjo ëndërr”- ka deklaruar Smajli./M.P/SHKODRA-SPORT.COM/