Ka luajtur 5 vite gjate karrieres se tij me fanellen e Vllaznise dhe eshte ende “i dashuruar” me ngjyrat kuqeblu. E kemi fjalen per mbrojtesin lezhjan Dritan Smajli i cili per egon me te cilen ka luajtur, ka fituar simpatine e te gjithe tifozeve kuqeblu.

Edhe pas lenies se sportit, ne çdo interviste te tij ka deklaruar se Vllaznia i ka mbetur ne zemer dhe per kete arsye, ndjen keqardhje per gjendjen aktuale ne te cilen ajo ndodhet.

Se fundi, Smajli ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” dhe nder te tjera eshte pyetur edhe per Vllaznine dhe eshte shprehur keshtu per te:

“Pse është katandisur në këtë pikë, sipas jush? Sinqerisht, për Vllazninë më vjen keq, sepse kam vitet më të bukura të karrierës sime, plot 5 vjet. U bënë gabime të jashtëzakonshme qëkur u largua presidenti Valter Fushaj. Ishte i vetmi njeri që dinte të bënte mirë për këtë klub, që tek akademia dhe te drejtuesit që ai vendoste.

Sot Vllaznia është në pikë të hallit dhe nuk e di a do të licencohet. Ka shumë borxhe dhe lojtarë shumë të mirë po ikin, bëhet fjalë për lojtarë të akademisë dhe imagjinoni në çfarë situate jemi, kur nuk pranon një lojtar i akademisë të luajë për Vllazninë. Kur unë firmosa në atë kohë për Vllazninë, isha njeriu më i lumtur në botë, kurse sot është e kundërta”.