Dueli mes Danimarkës dhe Finlandës u hap rrugë sfidave të Grupit B në Kampionatin Europian. Një ndeshje mes dy vendeve nordike, të cilat janë përballur shumë shpesh mes tyre,

Në fakt, kjo do të jetë ndeshja e 66 mes dy skuadrave me danezët që kanë një bilanc të përgjithshëm shuëm më të mirë pasi ata regjistrojnë 29 fitore ndaj finlandezëve të cilët kanë festuar suksese vetëm 14 herë në këto përballje.

Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga emrat që kanë në fazën ofensive dy skuadrat. Danezët kanë emrin kryesor në mesfushë, pasi Kristian Eriksen është personi i cili frymëzon manovrën sulmuese.

Nga ana tjetër, finlandezët shpresojnë që Temu Puki të ketë lënë pas problemet fizike dhe të jetë në formën më të mirë për këtë duel të parë.