Nga Endri ÇINARI
Duelet me Tiranën në dy sezonet e fundit në kampionat sipas statistikave flasin në favor të Vllaznisë. Shkodranët kanë pasur një dominancë në dy sezonet e fundit ndaj bardhebluve, duke i shndërruar në një kundërshtar të “preferuar” dhe ndaj të cilëve ka pasur pak “probleme” në edicionet e fundit. Kështu në sezonin e shkuar atë 2024-25, përballjet mes kryeqytetasve dhe kuqebluve shikuan si fitues dy herë Vllazninë e teksa edhe dy ndeshje përfunduan në barazim mes dy klubeve.
Konkretisht Vllaznia fitoi dulet e fazës së dytë dhe të tretë ndaj Tiranës, me rezultatet 3-4 dhe 2-1. E ndërsa në fazën e parë gjithçka kishte përfunduar në shifrat 2-2 në Shkodër e ndërsa dueli i fundit, ai i fazës së katërt në edicionin e shkuar përfundoi me rrjetat e paprekuara me rezultatin 0-0. Në sezonin 2023-24 balanci mes dy skuadrave ka folur në favor të Vllaznisë, me një barazim 0-0 në fazën e katërt me ndeshjen që luhej në Tiranë. Dhe dy fitore të Vllaznisë me rezultatin 3-1 në Shkodër në fazën e tretë të sezonit 2023-24 dhe 0-1 në Tiranë në fazën e dytë të po atij sezoni.
Fitorja e fundit për Tiranën shënohet në datën 07.10.2023, ku bardheblutë fitonin me rezultatin 0-1 falë një goli të Hasanit. Me ndeshjen që luhej në Kukës në atë periudhë dhe me Vllazninë në rolin e pritëses. Pra, 2 vite ka Vllaznia që nuk njeh humbje ndaj Tiranës, ku nga 7 përballjet që pas humbjes së fundit ndaj kryeqytetasve, kuqeblutë njohin 4 fitore dhe 3 barazime.
Një “traditë” që me patjetër do kërkojnë t’a ruajnë edhe në duelin e rradhës ndaj bardhebluve. Kjo edhe për objektivat e skuadrës në sezonin aktual, ku si qëllim kryesor është titulli kampion dhe ruajtja e vendit të parë në tabelën e klasifikimit të Superiores.(www.shkodrasport.com)