Per te dytin vit me rradhe Vllaznia ka eliminuar Partizanin nga Kupa duke treguar se eshte kthyer vertete ne nje “mace te zeze” per kete skuader. Duke folur ne lidhje me ndeshjen e djeshme dhe krahasimin me kualifikimin e nje viti me pare, mbrojtesi i kuqebluve eshte shprehur:

“Kualifikimin vitin e kaluar ka patur me shume emocione sepse ndeshja shkoi me penallti. U luajt ne Shkoder dhe e ndjeme me shume gezimin e atij suksesi. Gjithsesi çdo kualifikim eshte i bukur. Vllaznia i luan mire te gjitha ndeshjet e forta. Ndaj ekipeve si Tirana e Partizani gjithmone ben ndeshje te mira.

Kualifikimi ndaj Partizanit kete here sigurisht qe ishte diçka pozitive per ne. Ndoshta ne kampionat nuk morem ate se çfare deshem, sepse na duheshin tre piket. Ne e kerkuam fitoren deri ne fund por nuk ja dolem dhe prandaj nuk jemi plotesisht te kenaqur”- eshte shprehur Hakaj.

I pyetur nderkohe per objektivat sezonale, mbrojtesi i majte i Vllaznise do te shprehej: “Ne do te kerkojme deri ne fund qe te fitojme trofe edhe kete sezon sepse i kemi te gjitha mundesite per ta bere kete gje”.

Hakaj u rikthye para dy sezonesh te Vllaznia por deshira e tij eshte per te provuar nje tjeter aventure jashte vendit e per kete thote: “Une u ktheva te Vllaznia pasi mendova me te miren per veten time. Trajneret atje te Samsunspori nuk me dhane hapesirat qe kerkoja dhe mora ate vendim.

Isha me i ri atehere, por ndoshta ne vere mund te behet diçka serish. Pastaj eshte edhe ne dore te Vllaznise sesa mund te bjere dakord per ofertat qe mund te vijne per mua”./SHKODRA-SPORT.COM/