Kristiano Ronaldo shënoi golin që zhbllokoi Portugalinë nëKatar dhe në fund të ndeshjes me Ganën është i lumtur qëndihmoi skuadrën e tij dhe vendosi një tjetër rekord.

“Ështënjë moment i bukur në Botërorin tim të pestë. Fituam dhee nisëm me këmbën e mbarë. Ishte një fitore shumë erëndësishme. Ne e dimë që nëkëto kompeticione, të fitoshndeshjen e parë është vendimtare.

Një tjetër rekord për mua gjithashtu, jam i vetmi lojtar që ka shënuar në pesëKupa të ndryshme Bote. Për mua është një burim i madhkrenarie.

Jam shumë i kënaqur që skuadra bëri njëparaqitje të shkëlqyer. Ishtee vështirë, por ne jemi fituesit me meritë”, tha kapitenii Portugalisë. “E rëndësishme ishte që fitoi skuadra.

Junajtid? Kapitulli u mbyll dhe tani fokusi është vetëm Botërori. Siç e thashë e nisëm me këmben e mbarë. Fituam, luajtëm mirë dhe ndihmova skuadrën. Gjërat e tjeranuk kanë rëndësi. Rëndësi ka kombëtarja”.