Wednesday, March 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDueli i pestë këtë edicion, Vllaznia me avantazh të ‘lehtë’ ndaj Bylis

Dueli i pestë këtë edicion, Vllaznia me avantazh të ‘lehtë’ ndaj Bylis

Shkruar nga Endri ÇINARI

Për sezonin 2025-26, Vllaznia dhe Bylis janë përballur katër herë deri në këtë pikë të edicionit, duke konfirmuar rivalitetin e balancuar që i ka shoqëruar vitet e fundit. Tre prej këtyre sfidave i përkasin kampionatit, ndërsa një është zhvilluar në Kupë.

Në kampionat, bilanci është i ndarë. Në fazën e parë, Vllaznia fitoi 0-1 në transfertën e Ballshit, duke marrë tri pikë të rëndësishme. Ndeshja e fazës së dytë në Shkodër u mbyll 1-1, ndërsa në javën e 25-të ishte Bylisi që reagoi, duke triumfuar 2-1 dhe duke barazuar llogaritë sezonale në kampionat.

Përtej kampionatit, dy skuadrat janë përballur edhe në takimin e parë të çerekfinaleve të Kupës, ku Vllaznia fitoi 0-1 në Ballsh. Ky rezultat i jep avantazh kuqebluve në garën për kualifikim dhe përforcon bilancin pozitiv sezonal ndaj mallakastriotëve.

Nëse zgjerojmë analizën te 10 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve në të gjitha kompeticionet, statistikat tregojnë një epërsi të lehtë të Vllaznisë. Shkodranët kanë regjistruar 5 fitore, 2 ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Bylisi ka arritur 3 suksese.

Këto shifra konfirmojnë një duel konkurrues dhe relativisht të balancuar, ku diferencat kanë qenë minimale në shumicën e rasteve. Megjithatë, në përballjet direkte të viteve të fundit, Vllaznia mbetet disi më e avantazhuar në aspektin statistikor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments