Te Vllaznia po përjetohet një klimë entuziaste për të kërkuar trepikëshin e rradhës ndaj Kukësit, ditën e nesërme në orën 13:00 në transfertë. Koha e shkurtër që trajneri Mirel Josa ka pasur në dispozicion për të përgatitur këtë takim, ka bërë që edhe plani stërvitor të ndryshojë.

Me rikthimin nga dëmtimet të disa futbollistëve, “lufta” për një vend në formacion është e madhe. Një ndër futbollistët që ka spikatur është edhe mesfushori shkodran, Rejan Alivoda, i cili po bën paraqitje të shkëlqyera në ndeshjet e fundit, duke dhënë garanci për vazhdimësinë.

Ndeshja Kukësi-Vllaznia do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Kukës Arena”, duke nisur nga ora 13:00 dhe do të transmetohet live në kanalet e platformës “OverSport”.

Barazimi ndaj Erzenit duhet me patjetër të gjejë një përgjigje të fortë ndaj Kukësit dhe Vllaznia ka punuar fort për ta arritur këtë, pavarësisht se koha në dispozicion nuk premton. Ditën e sotme, skuadra e Mirel Josës ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit.
Maringlen ZHIVANI