Polemikat pas ndeshjeve të Bylisit janë bërë të shpeshta javët e fundit. Presidenti i ballshiotëve Besnik Kapllanaj nuk ka nguruar asnjëherë të shprehë pakënaqësitë apo edhe të akuzojë drejtpërdrejtë sa herë që ai e sheh se i janë bërë padrejtësi ekipit të tij.

Ai madje eshte pezulluar nga Komisioni i Disiplines pas reagimit te ashper ndaj arbitrave ne ndeshjen e luajtur para dy javesh ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznise, teksa sipas tij nuk iu akordua nje 11-metersh i paster ne minuten e 95-te te saj.

E njëjta gjë ndodh edhe sot në ndeshjen që Bylis zhvilloi përballë Teutës në “Adush Muça” të përfunduar në barazim 0-0.Në minutën e 28’ të takimit, një pengim në zonë i sulmuesit Beji bëri që ballshiotët të kërkonin penallti por gjyqtari Hamiti e konsideroi simulim duke ndëshkuar edhe me të verdhë sulmuesin.

Presidenti Besnik Kapllanaj ka reaguar për këtë rast duke mos nguruar të përdorë edhe ironi.“Kryesori nuk e shikon. Po vari Jarit apo vari Jares”- kështu shkruan në rrjetin e tij social presidenti Kapllanaj.