Vllaznia prej ditësh ka nisur përgatitjet për duelin me Partizanin. Shkodranët kanë zhvilluar intensivisht stërvitjet në mënyrë që të gjithë lojtarët të marrin ngarkesën e duhur për duelin me demat.

Një sfidë e rëndësishme për kuqeblutë që do të kërkojnë fitoren në “Loro Boriçi” ndaj kampionëve në fuqi. Migen Memellit fatmirësisht i është plotësuar grupi dhe ndaj të kuqve do të ketë “luksin” e zgjedhjeve.

Tashmë Ardit Krymi dhe Marko Juric janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Partizanin.

Siç duket pushimi u ka bërë mirë në Shkodër, pasi kanë arritu të rikuperojnë lojtarët dhe energjitë për ndeshjet në vazhdim. Memellit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të zgjedhë 11-tëshën më të mirë për të hedhur në fushë ndaj demave.