Partizani do ta luajë takimin shtëpiak të turit të parë në Champions League në stadiumin “Air Albania”.
Kampionët e kuq dhe nënkampionët e Tiranës, kanë njoftuar UEFA-n në lidhje me vendimin e tyre për të zhvilluar takimet në impiantin më modern dhe me kapacitetin më të madh në vendin tonë.
Partizani do të sfidojë Bate Borisov, kampionët e Bjellorusisë, ndërsa Tirana do të përballet me gjeorgjinaët e Dinamo Batumi në turin e parë të Conference League.
“Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ ku do të zhvillohet takimi Partizani-Bate Borisov, i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Kampioneve.
Në kompeticionin më prestigjioz evropian Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në “Air Albania” të martën e 11 korrikut.
Ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45. Në ditët në vijim do t’ju njoftojmë për çmimet e biletave”, lexohet në komunikatën zyrtare të Partizanit.
Ndërkohë, Tirana do të ndeshet me Dinamo Batumi më 13 korrik, në “Air Albania”.