Drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri ka folur për ndeshjet e Kupës në futbollin shqiptar. Goli i anulluar i Vllaznisë në ndeshjen me Partizanin ka marrë pjesën kryesore në Ora News, me Hasanin që tregon se 30 pikë shkodranëve i janë hequr nga arbitrimi i keq. Në fund edhe “shtrëngim duarsh” për Tiranën, pasi për Hasanin titulli tanimë është vendosur kur bardheblutë mposhtën Vllazninë në Shkodër.

“Vllaznia shkoi për një gol ose për barazim ndaj Partizanit. Ndeshja tjetër do të luhet në Shkodër, ku stadiumi do të jetë i mbushur dhe për këtë arsye qëllimi ishte që të mos pësohej gol dhe të kapej në befasi kundërshtari.

Ishte një skemë që e këmi përgatitur gjithë javën te momenti i golit dhe çuditërisht arbitri e anuloi për të 10 herë radhazi.

Është e pashpjegueshme sesi këta arbitra marrin zemër të fundosin shpenzimet e presidentëve shqiptarë në këto kohë krize. Nuk e di nëse janë të paaftë apo e kanë bërë me dashje. Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këta arbitra.

Ne e pamë që jemi ekip më i mirë se Partizani. Vllaznia i janë anulluar 10 gola në këtë kampionat me VAR, i kanë ikur 30 pikë. Duhet t’i japim dorën Tiranës për titullin kampion, e vendosi me fitoren në Shkodër”, tha mes të tjerash Hasani.