Pasi fitoi ndeshjen e tij të pestë në boks, Florian Marku nuk e kthen më kokën pas. Sportisti shqiptar, i cili ka provuar deri tani tre disiplina, kick-box, arte marciale mikse dhe boks, mundi një natë më parë në Londër çekun Miroslav Serban, në një turne të zhvilluar në kryeqytetin britanik.

“Vazhdojmë përpara”, shkruan Marku në një postim në Instagram pas fitores. “Falënderoj Zotin dhe vëllain tim Kristian Boçi, që më mbështeti me gjithë zemër. Stërvitja me trajnerët këtu në Londër ishte fantastike. Faleminderit të githëve nga zemra për përkrahjen tuaj. Vazhdojmë fuqishëm. Zoti ju ruajt”, mbyll postimin e tij Marku.

Kjo ishte fitorja e pestë në po kaq ndeshje për Markun në boks, pas eksperiencës me katër duele dhe po kaq fitore në Artet Marciale Mikse. Ai ka gjithashtu 102 triumfe dhe vetëm 4 humbje në kick-box./a2cnn/