Sfida, Partizani-Teuta do të jetë ndeshja e parë hapëse e javës së 10 dhe e fazës së dytë në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores teksa synojnë të dalin nga ky moment negativ të rezultateve negative.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi për ndeshjen që do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45.

Arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Bajramaj, i ndihmuar nga asistentët, Nertil Bregasi dhe Egin Doda.