Kishte dyshime nese do te luhej ne Tirane apo Elbasan, por pasditen e sotme gjithçka ka marre fund. Finalja e Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit do te luhet ne kryeqytet.

Ka qene “Shkodra Sport” e cila e pasqyroi e para kete lajm, nderkohe qe menjehere pas ndeshjes se fundit te kampionatit me Kastriotin, ka qene vete klubi Vllaznia qe e ka konfirmuar kete gje.

Sipas nje postimi te bere ne faqen zyrtare te tij, finalja do te luhet te marten me 31 maj ne ora 19.00 ne stadiumin “Air Albania”. Nje ndeshje qe pritet me shume interes ne kampin shkodran sepse perpos faktit qe do te luhet per nje trofe, ne gare eshte edhe sigurimi i nje vendi per ne Europe.

Vllaznia nuk mundi ta siguronte kete gje permes kampionatit sepse u rendit e pesta dhe tashme do te tentoje diten e marte per te mundur Laçin dhe per te fituar trofeun e 8-te te Kupes, por edhe per te siguruar Europen.

Edhe sezonin e kaluar finalja u luajt po ne “Air Albania” dhe ky stadium rezultoi me fat per ekipin shkodran qe fitoi 1-0 ndaj Skenderbeut dhe mori trofen. A do te ndodhe kjo gje edhe kete here? Te presim…