Me sa duket edhe këtë vit Bundesliga do të shkojë drejt diktatit të plotë të Bajern Mynih, që nuk lë gjë për rivalët. Në fakt, këta të fundit ia bëjnë gjërat shumë të thjeshta bavarezëve, me gabimet e tyre rrugës, duke i dhënë mundësinë që të krijojë shumë shpejt arratinë e të planifikojë i qetë sezonin.

Kështu ka ndodhur me Bajer Leverkusen, një skuadër që ka bërë shumë mire këtë edicion e që për një periudhë kohe ishte edhe në majën e tabelës së klasifikimit. Ajo mbylli vitin me një humbje 1-2 përballë Bajernit duke Ii dorëzuar vendin e parë, por pritej që të reagonte sot.

Megjtihatë, edhe pse kaloi në avantazh me Amiri në ndeshjen ndaj Eintraht Frankfurt, nuk arriti të administronte lojën dhe pasi u arrit nga Junes, përfundoi duke pësuar një autogol nga Tapsoba dhe u mund përsëri 2-1 për të mbetur 2 pikë pas Bajenrit, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera të luajtura pasditen e sotme, bie në sy fitorja në transfertë e Fraiburgut të Amir Abrashit i cili hyri në fushën e lojës në minutat e fundit të duelit kundër Hofenhajm.

Rezultatet

Arminia Bielefeld-B. Mynshengladbah 0-1

Eintraht Frankfurt-Bajer Leverkusen 2-1

Këln-Augsburg 0-1

Hofenhajm-Fraiburg 1-3

Verder Bremen-Union Berlin 0-2