Pavaresisht perpjekjeve te shumta, Vllaznia U21 nuk ka arritur dot te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne Durres ndaj Teutes vendase, sfide qe ka perfunduar ne shifrat e barabarta 0-0.

Kuqeblute e kane dominuar takimin ne te gjitha drejtimet dhe kane patur edhe shume raste shenimi, por duket se nuk ka qene dita e sulmuesve te saj te cilet i kane shperdoruar ato dhe si rrjedhoje jane mjaftuar vetem me nje pike te marre ne kete 90 minutesh.

Ne fakt Vllaznia U21 e kishte menduar te fituar kete ndeshje ngaqe luante ndaj Teutes se vendit te fundit, por ja qe nuk ndodhi keshtu. pas javes se 11-te te kampionatit shkodranet kane grumbulluar 18 pike dhe mbajne vendin e trete ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/

TEUTA- VLLAZNIA 0-0

Vllaznia U21: Shkoza, Pusi, Paloka, Peku, Bushaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Maliqi, Delaj, Musaraj. Tr: Elvis Plori. U aktivizuan edhe Osmani e Aliu.

Arbiter: Xhulio Agolli (Fier)