HomeKRYESOREDuhet një trajner për skuadrën kampione të Italisë, Napoli tundohet nga një...

Duhet një trajner për skuadrën kampione të Italisë, Napoli tundohet nga një emër i madh

Zëvendësimi i Luciano Spalletti mbetet prioritet në kampion e Napolit, pasi synohet që të niset një cikël i ri pas largimit të teknikut që riktheu titullin kampion pas 33 vitesh.

Sipas “Il Mattino”, që citon burime franceze duket se Aurelio De Laurentiis po mendon ti besojë stolin Zinedine Zidane.

Ish-ylli francez, që nën drejtimin e Realit të Madridit fitoi gjithçka (madje tre herë radhazi Champions League), ka refuzuar ofertën e PSG-së për të zëvendësuar Galtier.

Pëlqehet shumë edhe Unai Emery, që këtë sezon bëri një paraqitje të shkëlqyer në krye të Aston Villas, duke kualifikuar skuadrën në Conference League, por ndiqet me interes edhe Rudi Garcia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments