Raul beson se Reali do të mundë Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Sigurisht, jam i sigurt që Real Madridi do ta eliminojë Chelsean. Jemi të parët [në La Liga], kemi arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra është gati, tani fillon pjesa më e bukur e sezonit. Gjithçka do të vendoset në të, është koha për të shijuar”, tha ish-kapiteni i klubit Los Blancos.

Ndeshjet mes klubit madrilen dhe Chelseat do të zhvillohen më 6 dhe 12 prill.