E ardhmja e mbrojtësit Elseid Hysaj mbetet ende e paqartë dhe pak kohë më parë ai u shpreh se koha e tij te Napoli kishte përfunduar dhe në verë do të largohej.

Në fakt, kjo deklaratë i ka kushtuar disi mbrojtësit shkodran dhe jo vetëm që nuk u largua, por përfundoi edhe në stol si mbrojtës i tretë i skuadrës.

Sakaq, edhe Armando Duka ka dhënë së fundmi një tjetër deklaratë për “Corriere dello Sport” që mund të ngatërrojë sërish gjërat. Presidenti i FSHF-së ka zbuluar bisedat që ka pasur me Hysajn teksa shton se nuk është e lehtë të punohet me De Laurentis, duke zbuluar njëkohësisht se edhe presidenti i Napolit po kërkon për një trajner të ri.

“Më pëlqen shumë Hysaj dhe kundër Francës bëri një paraqitje të mirë. Ndoshta unë nuk e kuptoj shumë futbollin por them se për mua ai duhet të jetë në fushë. Hysaj meriton që të luajë më shumë dhe nuk mendoj se do të largohet në janar sepse është Ançeloti ai që do të largohet.

Më vjen keq për Karlon sepse jam edhe tifoz i Milanit por me aq sa di unë, De Laurentis po kërkon një trajner të ri. Në fund të sezonit, edhe djali mund të largohet dhe të luajë diçka tjetër sepse e di që i përfundon kontrata.

Më kanë thënë që nuk është e lehtë të punosh me De Laurentis teksa e njoh edhe Andrea Anjelin sepse është në Ekzekutivin e UEFA-s dhe i vlerësoj idetë e tij”, tha Duka. /VipSport/