Interi po shqyrton të gjitha mundësitë e merkatos përmes të cilave synon të sigurojë të ardhmen e klubit dhe jo më kot është përqendruar në lojtarët e rinj dhe me perspektivë.

Në shënjestrën e zikaltërve është vendosur Ebenezer Akinsanmiro, mesfushori që një vit më parë është shpallur lojtari më i mirë i turneut të Viarexhos

Këtë të fundit e ndjekin me interes edhe Benfika e Real Madridi, por siç raportojnë mediat italiane, kanë ngelur vetëm negociatat e fundit mes palëve.

18-vjeçari shikohet si një nga lojtarët me më shumë potencial të së ardhmes dhe aktualisht luan në ligën vendëse me nigerianët e Remo Stars, prej nga pritet të bëjë kapërcimin e shumëpritur në futbollin europian dhe konkretisht tek Interi që është më i avantazhuar në garën për të.