HomeFUTBOLLDuka gradoi Hysajn kapiten të Kombëtares, ja si reagon Mërgim Mavraj

Duka gradoi Hysajn kapiten të Kombëtares, ja si reagon Mërgim Mavraj

Hierarkia në Kombëtaren shqiptare të futbollit është komentuar shumë dhe ka ndryshuar shpesh kohët e fundit. Kjo, për vetë faktin se me përfundimin e Europianit dhe me tërheqjen e Lorik Canës nga futbolli, atëherë mbeti në dorën e Kristian Panuçit vendosja e rregullave të Reja.

SHIRITI – Asokohe, kapiten i Kombëtares ishte Ansi Agolli, ndërsa për trajnerin e Kombëtares u vendos një rregull që shiritin e mban lojtari me numrin më të madh të prezencave.

Teksa mbrojtësi i majtë nuk luante dhe më vonë edhe nuk ftohej, nisi edhe shëtitja e shiritit, teksa Mavraj më pas u gradua me shiritin e kapitenit.

Mirëpo, së fundmi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me një deklaratë në prestigjiozen italiane “Gazzetta Dello Sport”, e gradoi Elseid Hysajn si kapitenin e kuqezinjve.

Lidhur me këtë deklaratë, gazeta ka kontaktuar ekskluzivisht me Mërgim Mavrajn. I pyetur nëse kishte ndonjë informacion, ndonjë komunikim apo ndonjë sinjal për këtë vendim të publikuar nga kreu i FSHF-së, mbrojtësi përgjigjet.

“Nuk kam asnjë reagim. Respektoj fjalët dhe vendimin e tij”, është përgjigjur mbrojtësi kuqezi ekskluzivisht për gazetën. Si çdo herë, Mavraj është prej atyre lojtarëve që i merr me shumë sportivitet vendimet që kanë të bëjnë me të, kur bëhet fjalë për Kombëtaren. Edhe ky është një virtyt prej kapiteni të vërtetë…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments