Në ndeshjen e djeshme në mes Vllaznisë dhe Pejës, e vlefshme për Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj, ka patur një numër të konsiderueshëm sportdasësish, madje të ardhur edhenga Peja.

Por ndërkohë, në këtë takim ka patur edhe një “mysafir” të veçantë. Bëhet fjalë për basketbollistin e Tiranës dhe të kombëtares shqiptare- Gerti Shima.

Ai e ka ndjekur këtë përballje nga tribuna VIP e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” përkrah presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferi dhe sekretarit të shoqatës së basketbollit shkodran Blendi Dibra.

Nuk është shumë e qartë se cila ka qenë arsyeja e pranisë së këtij lojtari në këtë ndeshje, por me shumë të ngjarë ai ka dashur të shohë një përballje interesante, për më tepër që Shima ka edhe një lidhje të veçantë me ekipin e Pejës me të cilin ka luajtur për tre sezone me rradhë gjatë karrierës së tij.

Ndërkohë tifozët shkodranë me shumë mundësi kanë menduar se ai mund të jetë në planet e Vllaznisë, përderisa ka qenë krah- përkrah me presidentin Xhaferi, por në këtë mes duket se nuk ka asgjë të vërtetë.
© shkodrasport.com