Monday, June 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE lajmëroi 'Shkodra Sport' që para dy ditësh, Laçi prezanton Qatip Osmanin

E lajmëroi ‘Shkodra Sport’ që para dy ditësh, Laçi prezanton Qatip Osmanin

Skuadra e Laçit ka prezantuar ditën e sotme stafin teknik të saj për sezonin 2026-2027, teksa siç është bërë tashmë e ditur numri 1 i saj do të jetë pikërisht ish- trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani. Në fakt ka qenë gazeta “Shkodra Sportr” media e parë e cila e lajmëroi akordin e këtij trajneri me drejtuesit e klubit kurbinas dy ditë më parë.

Qatip Osmani vlerësohet shumë për punën e mirë e bërë tek Vllaznia pak sezone më parë dhe pikërisht kjo gjë, ka bërë që në adresë të tij të mos mungojnë ofertat. Dhe pas përvojës që pati në Kosovë, tashmë rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë tek Laçi.

Bashkë me të ka ardhur edhe krahu i tij i djathtë, Bashkim Livoreka i cili do të kryejë rolin e zëvendëstrajnerit, ndërsa trajneri i portierëve do të jetë sërish Kastriot Rama.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments