Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE HISTORIDuka: Myftar Çela më thirri 23 vjet më parë dhe më tha:...

Duka: Myftar Çela më thirri 23 vjet më parë dhe më tha: ‘Grup’, ti do bëhesh president i FSHF! Dhe ashtu ndodhi

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje mënyrë si është zgjedhur për herë të parë në krye të këtij institucioni. Në një rrëfim për Arbana Osmani, numri 1 i futbollit shqiptar e ka pranuar edhe njëherë tjetër se ka qenë ish- presidenti i Vllaznisë Myftar Çela që e ka futur në këtë rrugë.

“Një ditë më thotë një miku im që nuk jeton më, Presidenti i Vllaznisë asokohe Myftar Çela. Më thërriste me epitetin “grup” se e njihja edhe nga biznesi.

“Më thërret dhe më thotë “grup” do bëhesh President i FSHF. I them ça lidhje kam me këtë grup unë? Hajde, më thotë, se e bën ti!

“Një ditë fotografi, Fredi me mustaqe më bën një foto dhe kur të nesërmen e shoh veten në gazetë, Armand Duka, kandidat për President i FSHF.

“Nisën të më merrnin në telefon dhe më thonë hë Miço, ça Miço i them se Miço ishte Presidenti i atëhershëm dhe kështu u zgjodha. Atëherë FSHF kishte zero të ardhura, aktivitete të cunguara dhe ekipet kombëtare në vende të fundit. Sot janë bërë 23 vite dhe kemi qenë dy herë në Europian dhe kemi shanse 25% për botërorin e 2026 se janë 4 ekipe në Play Off”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments