Humbja e fundit që ka pësuar Shqipëria në kualifikueset e Euro 2020 ndaj Turqisë, ka sjellë jo pak turbullira te FSHF ku i sakrifikuari i parë ishte Kristian Panuçi që u shkarkua nga detyra si trajner i Shqipërisë. Armando Duka, pas një takimi kokë më kokë me italianin, ka vendosur që ta shkarkojë.
Sakaq, ditën e sotme presidenti i FSHF-së ka thyer heshtjen dhe në një prononcim për ‘Balkan Web’, është shprehur se ëndrra e Shqipërisë për një kualifikim në Euro 2020 vazhdon ndërkohë që ka komentuar edhe takimin me trajnerin e njohur italian, Edi Reja në stadiumin ‘Loro Boriçi’.
“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…. Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, u shpreh Duka. /VipSport/