Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ka publikuar diten e sotme nje tjeter investim qe institucioni te cilin ai drejton po ben ne infrastrukturen sportive. Behet fjale per nje fushe te re sportive ne Qendren e Ekipeve Kombetare ne Kamez.

Njekohesisht, numri 1 i futbollit shqiptar ka bere te ditur se njekohesisht po ben investime edhe ne Shkoder, Lezhe dhe qytete te tjera. Ne fakt ende nuk eshte e qarte se ku eshte duke u bere ky investim ne Shkoder sepse mesa jemi ne dijeni per momentin nuk po behet asnje punim ne kete drejtim, ndonese ka zera qe do kete investime.

!

Po shkon drejt përfundimit fusha e re stërvitore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz. Një investim i rëndësishëm që pasuron infrastrukturën e futbollit dhe do të shtojë kapacitetet pritëse për ekipet tona kombëtare. Shumë shpejt këtë fushë do ta gëzojnë fëmijët dhe të rinjtë që aspirojnë të bëhen futbollistë në të ardhmen.

Në fakt, kjo është vetëm një nga investimet e fundit, teksa FSHF po punon njëkohësisht në Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Roskovec e Berat duke ndërtuar fusha të reja, që shumë shpejt do të jenë në dispozicion të të rinjve dhe të rejave.
Infrastruktura është prioritet dhe një hallkë tejet e rëndësishme në misionin tonë për zhvillimin e futbollit!