Ne 5 jave kampionat Vllaznia ka arritur te shenoje 9 gola dhe shenuesi me i mire i saj eshte sulmuesi Ismael Dunga me 3 gola. Nderkohe nga dy kane shenuar Haris Dilaver dhe Herald Marku, ndersa nga nje gol kane shenuar Victor Da Silva dhe Ardit Hoxhaj.

Siç shikohet golashenuesi me i mire i Vllaznise por edhe i dyti i kampionatit (pas Nwabuezes me 4 gola) eshte sulmuesi i kuqebluve Dunga.

Dilaver ka luajtur ne te gjitha ndeshjet deri me tani, por pa i perfunduar dhe ne total nga 450 minutat e mundshme, eshte aktivizuar ne 354 prej tyre.

Krejt ndryshe situata me Ismael Dungen. Vetem ne ndeshjen e fundit me Kukesin eshte aktivizuar si titullar dhe ne keto 5 jave ka luajtur vetem 169 minuta, pra me pak sesa gjysma e Dilaver por ka nje rendiment me te mire ne loje e gola.

Kjo gje ndoshta nuk e perjashton mundesine qe trajneri Brdariç te beje rrokade ne sulm dhe te preferoje afrikanin nga minuta e pare. Megjithate kjo mbetet per t’u pare. Statistikat flasin ne favor te Dunges, por ende nuk dihet nese mendon keshtu edhe numri 1 i pankines shkodrane./SHKODRA-SPORT.COM/