Tekniku i njohur Shpetim Duro ne nje dalje mediatike ka folur nder te tjera edhe per kombetaren. Ai ka analizuar gjithçka ka ndodhur deri me tani, por ka folur edhe per Europianin dhe te ardhmen. Ja si eshte shprehur ai:
“Sylvinho duhet të respektojë të gjithë lojtarët që dhanë kontribut për kualifikimin. Dhe ai do i respektojë. Më vjen keq që Daku dhe Muja nuk janë, por mund të jenë në Europian.
Edhe nëse nuk do të vinte Manaj, të gjithë do të thonim pse nuk vjen. Është Broja, që pavarësisht se nuk po luan është sulmuesi i së ardhmes. Situatë e vështirë. Gjithë kostot e përzgjedhjes do i mbajë Sylvinho. E thotë Deschamps: pjesa më e vështirë është kur formuloj listën e Francës.
Arbër Hoxha? Super futbollist! Pashë edhe Mihajn, nuk është e lehtë të zgjidhesh në formacionin më të mirë të javës në Portugali.
Manaj? Kam pasur rezerva për të. E humbi ritmin me Rejën, tani po bën mjaft mirë. E meriton Kombëtaren, është pjekur.
Cikalleshi? E ka marrë vendin me ‘dhunë’ në 3-4 vitet e fundit. Nuk largohet, ka punuar shumë mirë për skuadrën. Trajneri ka shumë dhimbje koke. Kemi edhe një xhevahir si Muçi.
Jam i bindur që këto dy ndeshje do të luajë Manaj në formacion. Nëse nuk e justifikon, atëherë ‘digjet’ për Europianin. Pastaj, a lihet Daku pa u marrë në Europian?!
Sylvinho ka merita për rezultatin. Boshti i Kombëtares janë Mitaj, Bajrami, Ramadani, Asllani dhe Asani. Këto janë meritat e trajnerit”, u shpreh 64-vjeçari.