Kukësi arriti të merrte fitoren e katërt radhazi duke mundur me rezultatin 1-2 Vllazninë. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri Shpëtim Duro u shpreh se Kukësi e ka merituar fitoren duke shtuar se ishte një ndeshje më e lehtë nga sa pritej.

“Fitorja? Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadër kompakte dhe të organizuar. Kjo e shton vështirësinë dhe e prisja ndeshjen më të vështirë por duke iu referuar lojës, duhet zgjidhur më shpejt. Një gol krijoi tension dhe mund të rrezikohet fitorja.

Rastet e shumta? Pavarësisht se Vllaznia shënoi nuk ka rrezikuar. Kishte 4-5 situata për të shënuar dhe skuadra sot ka luajtur shumë mirë. Duhet ta kishim mbyllur dhe të ecnim më të sigurt por edhe kjo lojë me tension deri në fund ka kënaqësinë e saj.

Kukës i brishtë? Ne kemi shumë ndeshje që luajmë mirë sepse është ajo që skuadra po vjen e plotë si asnjë herë tjetër. Kondicioni fizik ka ardhur. Më prishi punë Musolli por edhe dëmtimi i Limajt. Po luajnë mirë dhe Et’hemi ka qenë shumë pozitiv sot.

Karabeci? Unë e vendos se kush vjen. Këtu është problemi se kam parë shumë emra por jemi skuadër e kompletuar. Nuk dua shumë lëvizje, 1-2-3. Nuk kam nevojë për më shumë. Ka konkurrencë por do të shohim në fund se çfarë do të bëjë.

Skuadra më e fortë pas Kukësit? Për mendimin tim është ajo që është në vendin e dytë. Bylisi!

Vllaznia ka dy mbrojtës shtatlartë. Et’hemi, Rroca kaluan para dhe u tërhoq Vasili. Abazaj dhe Gavazaj funksionuan. Kishim mundësi të tjera dhe funksionoi gjithçka. Zëvendësimet sigurisht që dalja e Limajt ishte i detyruar. Kalova me 3 në qendër dhe Lulaj është shumë taktik.

Kudo që e aktivizoj, është lojtar që përshtatet mirë me skuadrën. Me përjashtim të golit, nuk kemi pasur asnjë situatë rreziku. Edhe Musta ishte i dëmtuar ndërsa Shkurtaj ishte për t’i dhënë mundësi Dakut”, tha Duro. /VipSport/