Kukësi u mund në javën e shtatë të Superiores nga Vllaznia, aty ku humbi 1-2 në Elbasan. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro ia ka faturuar këtë humbje mbrojtjes duke qenë se kishte mundësi të shkaktonte faull taktik dhe të ndalte golin e dytë.

“Futbolli është i tillë, do vlerësim në çdo komponent të lojës, sigurisht, jam i zhgënjyer por e prisja një mënyrë loje të Vllaznisë. Gjatë javës kishim punuar të luanim me një skuadër që do na priste e luante në kundërsulm. E filluam me gol por barazuam, po luanim shumë mirë, mund ta dyfishonim. Por jemi goditur në momentin më të mirë dhe kemi humbur një ndeshje që humbet edhe kështu.

Rroca? Më vjen keq se kishte kohën e duhur, ishte aksion i bukur, Abazaj mund të godite vetë, por veproi drejtë se Rroca po e kërkonte e lojtari duhet të jetë i përgatitur. U mërzita se mund të dyfishonim dhe me lojën që po zhvillonte skuadra ishte shumë e lehtë ta mbyllnim. Pastaj në kundërsulm u vendosëm keq, ishte paaftësi e mbrojtjes tonë, Kotobelli e Obanor duhej të bënin faull taktik, na goditën e humbëm ndeshjen.

Vllaznia normalisht kishte zgjedh taktikën e saj, edhe ne tonën, në pjesën e dytë qarkulluam topin më shpejt duke vertikalizuar dhe kur një ekip mbrojte me shumë forca është e vështirë të krijosh superioritet me raste, me ato që shënuam e mundësitë pas barazimit, ishte momenti pozitiv të mbronim lojën, është e vështirë për një ekip që mbrohet shumë të bësh shumë situate për gol.

U goditëm në momentin më të mirë kur skuadra ishte Superiore e mund të shënonte të dytin, kështu është futbolli. Duhej të bënte faull taktik Kotobelli e pastaj ishte Obanor.

Çdo humbje të krijon probleme psikologjike, aq më shumë në situata të tilla. Patjetër që djemtë janë shumë të mërzitur, është shumë normale se kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira me kundërshtarë shumë të mirë, skuadra ka kapacitet.

Por këto humbje na krijojnë probleme. Më gëzon një fakt që kampionati është aty, jemi në objektiva se janë shumë skuadra me 1 e 2 pikë, na lehtëson pak se gara është e hapur dhe objektivat I kemi para se janë shumë skuadra të ngjeshura.

Nuk ka përgjegjësi Xhika, ishte shumë pranë, nëse do e shpëtonte ishte meritë e ti, pro nuk I vë përgjegjësi, përgjegjësia ishte të mos lejonim kundërsulmin, një moment na ndëshkoi por I tillë është futbolli”, u shpreh Duro. /VipSport/