Pasi ka qendruar per plot 13 dite ne gjendje te rende dhe pasi kishte kaluar ne vdekje klinike, trajneri i boksit te Tiranes Skender Kurti pasditen e sotme ka nderruar jete.

Ai ne kete menyre eshte viktima e rradhes nga covid-19, ndonese u shpresua shume qe trupi i tij i nje ish-sportisti t’i rezistonte kesaj semundje, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Mengjesin e dates 23 mars, vete Ministria e Shendetesise njoftoi fillimisht per ndarjen e tij nga jeta, por pak ore me vone, njoftoi serish se ai ka kaluar ne vdekje klinike. Ka qendruar ne nje gjendje te rende deri sot, por nuk ia ka dale me tej.

Ish- trajneri e njohur te boksit te Tiranes por edhe te ekipit tone kombetar Skender Kurti behet viktima e rradhes e koronavirusit dhe i pari nga njerezit e sportit qe nderron jete.

Mesohet se ai e kishte marre virusin nga nje mik i tij i ardhur nga Italia para disa ditesh dhe prej nje jave ndodhej i shtruar ne spital por nuk ka arritur dot t’ia hedhe dhe per rrjedhoje pasditen e sotme ka nderruar jete.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Kurti per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe po ashtu edhe komunitetit te boksit per humbjen e nje pjestari te denje te tij!