Trajneri i njohur Shpetim Duro ka dhene sot nje interviste per shume gjera, duke filluar nga ecuria ne skuadres se tij aktuale Struges, tek largimi nga Egnatia, por edhe tek opinioni i tij per kampionatin shqiptar dhe garen per titullin kampion.
Ai eshte ndalur edhe tek Vllaznia dhe trajneri i saj Goce Sedloskin, per te cilin thote se pikerisht fitorja e skuadres se tij ndaj asaj te Sedloskit, beri qe ky i fundit te largohej nga drejtimi i ekipit te Shkupit disa kohe me pare.
“Për Vllazninë mund të them se ka një organikë të jashtëzakonshme, aq më tepër pas ardhjes së Balajt në janar. Largimi i Josës në ato momente gjykoj se ishte i gabuar.
Vllaznia ishte në luftë për titullin dhe Kupën, por megjithatë këtë do t’ia lëmë kohës, pasi janë probleme që i dinë drejtuesit dhe ata vendosin për gjithçka. Nga ana tjetër Sedloski është një njohje e vjetër e imja, pasi kemi qenë rivalë shumë herë kur unë drejtova në dy periudha Shkëndijën e Tetovës, ndërsa ai ishte trajner i Vardarit dhe Horizont Turnovos. Unë besoj se ky trajner do të bëjë diçka pozitive te Vllaznia.
Kur unë debutova me Strugën kishim përballë Shkupin, duke e mundur 2-1 në fushën tonë. Që pas asaj ndeshjeje në muajin mars, Sedloski u largua nga drejtimi i Shkupit. Bilancin e kam pozitiv me të (qesh). I uroj suksese në drejtimin e Vllaznisë”.